“BE ka qenë e vetëdijshme për rolin e liberalizimit të vizave, e përdori këtë proces për realizimin e objektivave tjera politike”

Live Update
“Duke mos pasur Kosova prespektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ata janë të vetëdjshëm që i vetmi instrument me të cilin mund të ushtrohet presion mi Kosovën për të bërë koncisione në raport me liberalizimin e negociatave me Serbinë është pikërisht procesi i liberalizimit të vizave, por unë mendoj që qytetarët e Kosovës dhe udhëheqja e Kosovës në fakt, ata duhet me e rizkonsideru nevojën dhe qëndrimin e tyre për të ju nënshtruar një procesi të pafund të liberalizimit të vizave, sepse ky proces ka filluar në vitin 2012”, kështu tha sot në “21Drejtpërdrejt” njohësi integrimeve Evropiane, Avni Mazreku.
Sipas Mazrekut, BE ka qenë kontradiktor sa i përket demarkimit të kufirit me Malin e Zi edhe kontradiktor është edhe tani, pasi siç tha ai, me këmbëngulje ata e kanë vendos si kriter demarkimin me Malin e Zi, përderisa Kosova ka 176 km vijë kufitare me Serbinë, ” e që Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim se si do të duhej të demarkohej ky kufi”.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë i vetëdijshëm për rolin e liberalizimit të vizave dhe se e përdori këtë proces për realizimin e objektivave tjera politike.

A po penalizohet Kosova qëllimisht nga BE-ja, flet Avni Mazreku
Njohësi i integrimeve evropiane, Avn Mazreku sot deklaroi se Bashkimi Evropian është duke e kontradiktuar veten, pikërisht në ato vlerat e saj fundamentale me sjelljen e saj në raport me marrjen e vendimit final për liberalizimin e vizave.
I pyetur se a mund të konstatohet se Kosova po penalizohet qëllimisht nga Bashkimi Evropian, Mazreku tha se “sa i përket realizimit të një të drejte fundamentale, që është lëvizja e lirë, jo vetëm që po penalizohet, por edhe po diskriminohet dhe në fakt kjo sjellje ju jep mundësi atyre që janë kundërshtarët e idesë së Evropës së bashkuar dhe kualifikimeve të tjera që shkojnë përtej asaj që mund të kualifikohet vetëm si penalizim i qytetarëve të Kosovës”, shkruan rtv21.tv

A po vendosen kritere të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën?
Njohësi integrimeve evropiane, Avni Mazreku sot në “21Drejtpërdrejt” u shpreh se disa shtete që kanë rol në marrjen e vendimeve në Bashkimin Evropian, sipas tij, duke provuar të sillen si faktorë në kuadër të BE-së, e që këtë të fundit sipas tij, BE-në e portretizojnë si mundësi të dhënies së zgjidhjes të problemeve të hapura të Ballkanit Perëndimor, e përdorin procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, “duke ditë që ky proces është relativisht jetik për qytetarët e vendit kur dihet një e treta së paku e qytetatrëve të Kosovës jetojnë jashtë për të zbatuar atë që quhet politikë e tretësve në rastin e Kosovës”.
“Mendoj që me plot të drejtë ne, mund të themi që Bashkimi Evropian, në këtë rast me qenë ma konkret, disa shtete të Bashkimit Evropian e përdorin këtë  instrument për të ushtruar presion politik për aritjen e qëllimeve politike të caktuara e që Bashkimi Evropian ka tregu së paku, në rastin e Kosovës, deficit të theksuar”, tha ai.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian të entjen (13 tetor) ka bërë të ditur se grupi i punës për vizat ka zhvilluar diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian ka prezantuar përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili ka rikonfirmuar se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.
“Më 13 tetor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së mbajti diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke. Komisioni Evropian prezantoi raportin teknik të përditësuar për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave. Grupi Punues përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Për të përparuar në këtë dosje, do të jetë e nevojshme të sqarohen një sërë temash të lidhura dhe të vazhdohet diskutimi”, është bërë e ditur në deklaratën zytare të presidencës çeke./21Media

Back to top button