Biden takon Macronin në dhjetor

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë Presidentin francez Emmanuel Macron një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara.
Takimi përfshin një darkë shtetërore dhe sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë mbahet më 1 dhjetor 2022.
Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e administrata Biden-Harris.
“Ai do të nënvizojë marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, që bazohet në vlerat tona të përbashkëta demokratike, lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri”, thuhet në njoftim.
Udhëheqësit do të diskutojnë partneritetin e vazhdueshëm të ngushtë mbi sfidat e përbashkëta globale dhe fushat me interes dypalësh./21Media

Back to top button