Bie nga lartësia një 44 vjeçar derisa po punonte në Prishtinë

Një 44 vjeçar ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve i lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna”. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button