Prishtinë: Edhe ky është vendndalim i autobusit!

Në Prishtinë po ngriten stacione- vendndalime të reja të autobusëve urban

Kjo iniciativë e qëlluar e Komunës së Prishtinës po vlerësohet mirë nga qytetarët e gjithësesi edhe nga “Trafiku Urban”.

Kompetentët komunal premtojnë se qarkullimi i autobusëve urban do të ngritet në nivel më të lartë – mu ashtu siç e parashtrojnë edhe normat bashkëkohore të trafikut urban në vendet e BE-së.
Punimet janë në vlugun e zhvillimit të tyre, megjithë situatën e krijuar tani e ca muaj me pandeminë.
Mirëpo, ja qe gjendet edhe ndonjë pengesë, si ky ndërtues i kësaj godine shumëkatshe në rrugën “Gazmend Zajmi”, i cili e ka uzurpuar trotuarin e me te edhe vendndalimin e autobusit nr.4 që qarkullon në linjën Gërmi- Matiqan!
Në “Trafikun Urban” gazetarit të 21Media i thanë se “janë ankuar disa herë në komunë por kjo çështje nuk është marr seriozisht”!
Edhe ne u përpoçëm disa herë gjatë ditës që të kontaktojmë Shërbimin e Inspekcionit të Komunës, por telefoni i tyre ( fiks) zyrtar cingrronte kot!
/21Media

Back to top button