Borrell: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja po intensifikohet

Lajm i përditësuar
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha pas Samitit të Berlinit se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të qëndrueshme dhe nuk duhet të ketë hapësirë për të ndërhyrë në rajon.
“Është momenti për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja po intensifikohet. Shpresoj për përparim edhe këtë vit. Ndërtimi i së ardhmes së familjes së BE-së është përpjekja jonë e përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell: Djegia e makinave në veri e papranueshme
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, thotë se djegia e veturave në veri të Kosovës dhe veprimet tjera përçarëse janë të papranueshme.
Këto komente, Borrell i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të Samitit të Berlinit.
“Diskutuan situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e makinave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizimin”, shkroi Borrell në Twitter.
Kryeministri Kurti takoi sot në Berlin edhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button