Brittney Griner u dënua me nëntë vjet burg

Një gjykatë ruse dënoi yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner me nëntë vjet burg për akuzat e drogës.
Griner, 31 vjeçe, pranoi se kishte vaj kanabisi, por i tha gjykatës se ajo bëri një “gabim të ndershëm”.
Por gjykata e dënoi atë për kontrabandë dhe posedim të lëndëve narkotike dhe i dha dënimin afër maksimal të rekomanduar nga prokurorët, përcjell rtv21.tv
Griner është fituese e dyfishtë e medaljes së artë olimpike dhe konsiderohet si një nga lojtaret më të mira në botë, raporton BBC
Ajo u ndalua në muajin shkurt në një aeroport afër Moskës, kur në bagazhin e saj u gjetën fishekë avulli që përmbanin vaj kanabisi. Ajo kishte ardhur në Rusi për të luajtur basketboll klubesh.
Menjëherë pas kësaj, Rusia pushtoi Ukrainën dhe rasti i saj është bërë objekt i diplomacisë së profilit të lartë midis SHBA-së dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti dënimin “të papranueshëm”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha: “Rusia dhe çdo vend që përfshihet në paraburgim të padrejtë, përfaqëson një kërcënim për sigurinë e të gjithëve që udhëtojnë, punojnë dhe jetojnë jashtë vendit”./21Media

Back to top button