Çitaku: S’guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale në Veri

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmanin, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për vendimin që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të shtyhen për në muajin prill 2023.
Çitaku tha se nga ky takim u kuptuar se institucionet e Kosovës, Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Veri.
“Ne kemi shpallur kandidaturat për 4 komunat veriore, sepse kemi vlerësuar se mospjesëmarrja jonë në këto zgjedhje do të inkurajonte edhe më tej bandat dhe grupet kriminale. Ajo çfarë dëgjuam qartë është se institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, deklaroi Çitaku./21Media

Back to top button