Dan Hutra para Gjykatës: I kam bërë të gjitha me vetëdije dhe nuk jam i penduar

Dan Hutra ka dalë sot para Gjykatës Penale të Tiranës, e cila ka vendosur lënien në burg të tij. Tri akuza rëndojnë mbi të ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘Vrasjes me paramendim’ dhe ‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e të armëve’ .
Para trupës së gjyqtarëve, Hutra ka deklaruar:
“I pranoj të gjitha akuzat. Nuk jam penduar!
I kam bërë të gjitha me vetëdije ta plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje, më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha.
I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.
Çfarë tha prokurori i pranoj! I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia.
I kërkoj sistemit të drejtësisë që të mos dënojë persona të pafajshëm, për të mos ardhur më në masakra të tilla.”
Nisur nga kjo Gjykata ka vendosur lënien e tij në burg.

Back to top button