Deklaroi se është homoseksual, reagon Casillas: Më hakuan
Një status u publikua në profilin e ish-portierit të Real Madridit, Iker Casillas në Twitter, ku shkruhej: “Shpresoj të respektohem. Unë jam homoseksual”.
Mirëpo, pas kësaj deklarate, Casillas ka bërë të ditur se llogaria e tij në Twitter ishte hakuar.
Ai u ka kërkuar falje ndjekësve të tij, por edhe komunitetit LGBT.
“Llogaria ime është hakuar. Për fat të mirë çdo gjë është në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT”, ka shkruar Casillas./21Media
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. 🙏
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022