Demolohet shtëpia e kandidatit të VV-së për deputet
Ramabaja poston disa fotografi
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm iu është demoluar shtëpia.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se pamjet dhe demolimi ia ka kujtuar veprimin e policisë politike të Serbisë në vitin 1983.
“Cak i urrejtjes së këtyre tipave që Policia ka gjasa t’ i cilësoj si hajna ordiner, kishte qenë biblioteka dhe tavolina e punës.
Duket që urrejtja është zbrazur pikërisht në atë dhomë pune, ku është përfunduar studimi voluminoz “Federata Shqiptare – Kohezioni i shtetit-komb në BE” dhe ku janë shkruar e kanë marrë rrugën e publikimit me dhjetra e qindra analiza të miat të publikuara në mediat tona dhe jashtë”, ka thënë Ramabaja përmes shkrimit të postuar.
Sidoqoftë, ai tha se nuk do të ndalemi së vepruari politikisht./21Media