Ish kryetari i Shtërpcës dyshohet se ka marrë mbi 1 milion euro në rastin ”Brezovica”

Prokurori i qështjes, Rasim Maloku sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se shuma e sekuestruar në aksionin e sotëm të policisë në rastin ”Brezovica”, kap vlera milionëshe.
Sipas Malokut, vetëm ish kryetarit të Shtërpcës i janë sekuestruar mbi një milionë euro të cilat i dyshuari i ka pranuar si dhuratë me qëllim që të lejojë ndërtimet pa leje.
”Dyshohet se të pandehurti kanë marrë villa dhe vetura si dhuratë për t’i lejuar ndërtimet pa leje të këmbështëpizave, të cilat janë ndëruar kundër ligjit”, ka thënë Maloku.

Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë, Prishtinë dhe Ferizaj. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në lidhje me këtë rast janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./21Media

Back to top button