Diplomati gjerman viziton Kushtetuesen: Të gjithë aktorët politikë të zbatojnë vendimet e Gjykatës

Diplomati gjerman, Chargé d’Affaires Christian Böttcher u takua me Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi.
Siç bëhet e ditur në postimin e ambasadës gjermane, ai e lavdëroi Gjykatën për “punën e saj të rëndësishme duke i ofruar mbështetjen e plotë të Gjermanisë.”
“Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës—ky është detyrim kushtetues për deputetët. Moszbatimi i tyre jo vetëm që zgjas por gjithashtu thellon krizën politike, duke dëmtuar vendin. Siç është shprehur më parë: është koha që vendi të jetë mbi politikën partiake.”, thuhet në njoftim./21Media