Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndalimi i edukatores në Lipjan, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e një edukatoreje  e cila dyshohet për lëndimin e një fëmijë në një kopsht në Lipjan.

Në një përgjigje për portalin rtv21 bëhet e ditur se edukatorja është ndaluar 48 orë,

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person dyzet e tetë (48) orësh për shkak të veprës penale ”Lëndim i lehtë trupor” bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktualisht, rasti është në trajtim dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me çështjen në fjalë.”, thuhet në përgjigje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button