Disajne veshjesh nga plastika

Në Lagos të Nigerisë u organizua një revy mode me një rëndësi të veçantë për mbrojtjen e ambientit atje.
Shumë modele ishin pjesë e revysë së modës, së shfaqjes vjetore “The Greenfingers Wildlife Initiative Trashion Show”. Qëllimi i saj ishte kremtimi për disenjatorët e atjeshëm, si dhe promovimi i pakimit të hedhurinave në ambient.
Kjo ngjarje mode organizohet në këtë vend që prej vitit 2012. Modelet prezantuan kotume të punuara nga artikuj të cilët normalisht hedhen në plehra.
Plastikë e hedhur dhe mbeturina të tjera shihen kudo në Lagos. Ndonëse me këtë problem përballet e gjithë afrika. Kështu, organizata jo profitabile “Greenfingers Wildlife Initiative”, e pa të udhës që të fillohej me donacione dhe tani punon me të rinj që përkrahin pastrimin e ambientit nga hedhurinat.
Çinedu Mogbo është themelues i kësaj organizate. Ai ka treguar se fillimisht kanë punuar krijime artistike nga hedhurinat, dhe më pas kanë vendosur të bëjnë një hap para, nga hedhurinat të bëjnë mode, të krijojnë veshje, dhe kështu shfrytëzojnë pistën e modës për ti promovuar ato. Ai ka thënë se me prezantim të modeleve me këto disajne duan të tërheqin vëmendje kryesisht për ndotjen e ambientit nga plastika.
Aktivistët për ambientin tani bashkëpunojnë me të rinj për një ambient të pastër e të shëndetshëm.
Mogbo ka thënë se me këtë punë investon në adoleshentët, dhe se kjo ngjarje mode ka të bëjë me të ardhmen e këtyre fëmjëve, që të mundësojnë për ta një ambient të shëndetshëm e të qëndrueshëm.
Joy Udoka është disenjatorja e cila ka krijuar disajnet që u prezantuan në këtë revy mode. Ajo ka thënë se përmes kësaj revyje bartin mesazhin tek njerëzit se plastika mund të riciklohet. Andaj të gjithë duhet të kontribuojnë në pastrimin e planetit nga ajo.
Udoka-Obi ka thënë se të gjithë fustanet dhe disajnet tjera që u prezantuan në revy dëshmojnë se ato u krijuan nga materiale të tjera. Procesi i punës nuk është i lehtë, pasi që duhet të mblidhen shishet e plastikës dhe nga to të krijohen disajnet, megjithatë ia vlen të punohet me to, që të transformohen në disajne veshjesh, ka thënë ajo.
Modelja Nethaniel Edegwa beson se përfshirja në këtë projekt këtë vit ka të bëj me ndryshimet për të mirë në vendin e saj.
Ajo ka thënë se tashmë bota ka parë edhe ndryshimet klimatike, kështu që është mirë që ajo po merr pjesë në një projekt si ky.
Modelja tjetër, Joyce, popullit të Lagos dhe Nigerisë në përgjithësi i është drejtuar me një mesazh. Ajo u ka thënë që të mos hedhin plastikë kudo, por të mbajnë në mendje se ajo riciklohet dhe mund ta fusin në shfrytëzim për diçka tjetër.
Pra tashmë nuk është sekret që Lagos, në veçanti plazhet atje kanë problem me mikroplastikë. Këto copëza toksike po konsumohen nga kafshët detare. Ato tashmë janë futur në ekosisteme deri tek zinxhiri i ushqimeve e deri tek njeriu, këtë në formë polimeri plasik që shkon me enë ushqimesh nga stiropori, e shishet plastike./21Media

Back to top button