Disney ndalon veprimtarin e saj në Rusi

Disney i ka dhënë fund veprimtarive në Rusi. Këtu përfshihen, licencimi i përmbajtjes dhe produktit, revista dhe turnetë e National Geographic, Disney Cruise Line, kanale televizive lineare dhe prodhimin e përmbajtjes lokale.

“Disa nga ato aktivitete biznesi ne mund dhe do t’i ndalojmë menjëherë. Të tjerat – të tilla si kanalet lineare dhe disa përmbajtje dhe licencime produktesh, do të kërkojnë kohë duke pasur parasysh kompleksitetin kontraktual”, thuhet në një deklaratë.
Stafi i saj në Rusi, megjithatë, do të mbetet i punësuar nga firma.
Në fillim të kësaj jave, Disney njoftoi se do të ndalonte shfaqjen e filmave teatral në Rusi./21Media
Back to top button