Drejtori sportiv i Dortmundit: Nuk ka asgjë në tavolinë për Bellingham

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl ka folur për Jude Bellingham, i cili pritet që të largohet këtë verë nga skuadra gjermane.

Siç bëhet e ditur nga gazetari Fabrizio Romano, Real Madridi veçse ka rënë dakord për kushtet personale me Bellingham, ndërsa ende nuk ka bërë ndonjë ofertë drejt Dortmundit për yllin anglez.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Kehl, i cili tha se ende nuk ka ndonjë ofertë në tavolinë për Bellingham.

“Në aspektin e ofertave, ende nuk ka asgjë në tavolinë. Ka spekulime, por nuk ka asgjë në tavolinë”, tha Kehl për “The Athletic”.

Real Madridi gjithnjë ka planifikuar që të bëjë një ofertë zyrtare pas kësaj jave, për të respektuar Borussia Dortmundin në garën për titullin e Bundesligas.

Back to top button