​KQZ mban mbledhjen e radhës, “Srpska Demokratija” regjistrohet si parti politike

Në mbledhjen  33-të  në vitin 2023  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që u mbajt sot (e mërkure), partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar zyrtarisht  në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje gjithashtu u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës me 29 nëntor  të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit të cilat do të përdoren për  Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas pranimit të aplikacionit zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga sekretari i KQZ-së , ku partia ka paguar edhe taksën për regjistrim. Të gjithë votuan pro pranimit të kësaj partie politike.

Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ-së tha në një deklaratë se ka pranuar 4 e-maile  nga disa qytetarë me kërkesë të largimit të kryetarit të 4 komunave veriore. Ai tha se përgjigjen qytetarët do ta marrin shumë shpejt duke u bërë e ditur edhe publikisht.

Në rend të propozuar të ditës ishte shqyrtimi dhe votimi i dy proces verbaleve 31 dhe 32 , aktivitete të zyrës, raportet e këshillëve, të cilat u miratuan.

Back to top button