ECDC: Vaksinimi i fëmijëve 12-vjeç të bëhet vetëm kur janë në rrezik

 

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrin parasysh mungesën globale të vaksinave antiCOVID-19 para se të fillojnë të vaksinojnë adoleshentët, njoftoi sot Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinat Pfizer-BioNTEch kundër COVID-19 për fëmijët 12 vjeç. Mirëpo, rekomandimi i mëparshëm i EMA ishte që këto vaksina t’u jepen atyre 16-vjeçar.

ECDC bëri thirrje për shtyrjen e vaksinimit të të rinjve në vendet e pasura dhe deklaroi se vaksinimi i adoleshentëve duhet të jetë një përparësi vetëm kur ata janë në rrezik të lartë të zhvillimit të simptomave serioze të koronavirusit.

”Shumica e njerëzve nën moshën 20-vjeç që infektohen me virusin korona kanë simptoma të lehta, por rreziqet rriten tek ata që kanë sëmundje neurologjike ose të mushkërive”, bëri të ditur ECDC.

Back to top button