Konjufca premtoi angazhim më të madh për fëmijët

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, kryetari takoi fëmijët dhe shpërndau dhurata simbolike për ta.

Konjufca tha se fëmijëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, ndërkohë që premtoi angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm për rritjen e mirëqenies së tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara. Është një punë që nuk kryhet kurrë dhe duhet të bëhet në baza të përditshme, sepse fëmijët janë e ardhmja e shtetit tonë”, tha Konjufca.

Edhe në Qendrën Burimore “Përparimi”, Konjufca bëri thirrje për një kujdes të shtuar ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre./21Media

Back to top button