”Facebook” fajësoi një çështje të brendshme teknike për shkëputjen që ndodhi dje

Shërbimet e mediave sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rifilluar të funksionojnë pas një ndërprerje që ndodhi dje.

”Facebook” fajësoi një çështje të brendshme teknike, e cila jo vetëm që preku shërbimet e Facebook, por thuhet se edhe lejet e punës së punonjësve dhe email-at.

Shërbimet u ndërprenë nga ora 16:00 deri rreth orës 22:00 të së hënës.

Por, kompania tha se nuk kishte “asnjë provë që të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar”.

Sheera Frenkel, reportere e teknologjisë e New York Times u shpreh se arsyeja pse u desh aq shumë kohë për të rregulluar ishte sepse “njerëzit që përpiqen të kuptojnë se cili ishte ky problem nuk mund të hynin as fizikisht në ndërtesë”.

Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet, tha se janë bërë rreth 10.6 milion raporte problemesh në të gjithë botën. Sidoqoftë, numri real i njerëzve të prekur është shumë më i lartë: më shumë se 3.5 miliardë njerëz përdorin Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp, shkruan BBC.

Shumë e gjetën veten të shkëputur nga familja dhe miqtë, me të cilët ndërveprojnë mbi shërbimet e ndryshme, ndërsa bizneset e vogla që përdorin mediat sociale për t’u lidhur me klientët u përballën me perspektivën e një goditjeje financiare të papritur.

Sipas faqes së internetit të biznesit Fortune, gjithashtu kjo ndërprerje ndikoi që themeluesi i ”Facebook-ut”, Mark Zuckerberg të humbë rreth 6 miliardë dollarë. Ai iu kërkoi falje të gjithë përdoruesve për ndërprerjen.

Gjatësia e kohës kur ishte jashtë rrjetit është gjithashtu e pazakontë. Kishte raporte për “kaos” në selinë e Facebook, ndërsa teknikët u përpoqën për të rregulluar problemin.

Është gjithashtu interesante që ndërprerja pengoi aftësinë e Facebook për të trajtuar rrëzimin – duke rrëzuar mjetet e brendshme të nevojshme për të korrigjuar problemin.

Gjithashtu duhet thënë se deklarata e Facebook është shkruar me kujdes. Nuk përjashton lojën e keqe.

Back to top button