Specialja miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për paraburgimin në Hagë
Dhomat e Specializuara bën të ditur se Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.
Sipas njoftimit, paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm.
Nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë.
Ndërkaq, pikat tjera të ankesës janë hedhur poshtë për të tre të akuzuarit.
“Paneli kujton se kryerja e një hetimi të tillë do të binte në kompetencat diskrecionale të cilave i është dhënë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në përputhje me Nenin 39 (13) të Ligjit në lidhje me çështjet e lidhura me paraburgimin, në varësi të rrethanave të rastit. 1 Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”, thuhet në vendime.
Ky panel ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka gabuar duke mos e bërë këtë, se ky informacion do ta kishte vënë atë në një pozitë për të vlerësuar nëse Policia e Kosovës mund të zbatojë në mënyrë efektive këto masa, përfshirë ato që ai sugjeroi, si p.sh vizita monitoruese.
Sipas tyre, informacioni më i saktë i këtij lloji do t’i jepte gjyqtarit paraprak një bazë faktike më të plotë dhe solide për të vlerësuar realizueshmërinë e këtyre kushtet, natyrisht pa parashikuar rezultatin e përcaktimit përfundimtar në këto çështje.
Ndërkaq, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.