Faton Macula thotë se që 20 vjet s’ka qenë në Kosovë, për RTV21 zbulon shumë projekte

Jazz-kitaristi kosovar Faton Macula, i cili karrierën po e bën në Amerikë, për emisionin “n’Maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21 tregoi rrugëtimin e tij që nga viti 2002 kur miku e mentori i tij, e ftoi të shkonte në New York dhe prej atëherë zhvillon karrierën në qytetin amerikan, ku ka pasur mundësi të performojë me jazz e pop artistë të njohur si: Marc Anthony, Shakira, Faith Hill, Missy Elliot, etj. Kështu që prej vitit 2002 jazz-kitaristi i njohur thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë.

Ai tregoi se arsye kanë qenë dokumentet. Megjithatë, ai u shpreh se tani gjithçka është në rregull dhe se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën. Duke premtuar se kur të kthehet në Kosovë do të sjellë emra të njohur të muzikës.

“Mendoj dhe shpresoj që të performoj sa më shumë dhe të kontribuojë në Kosovë dhe Shqipëri për jazz. Fatkeqësisht në Kosovë jazz-in nuk e suportojnë sa duhet”, tha Macula kur u pyet se ku e sheh vetën pas 10 vjetësh.

Ai tha se që 2-3 vjet është duke punuar në dy albume. I kam 20 këngë që janë të përfunduar”, tha ai duke shtuar se po mundohet që ta nxjerrë më të mirën.

Për RTV21 Macula zbuloi se bashkë me Vesa Smolicën shumë shpejt do ta sjellin një projekt.

Jazz-kitaristi kosovar gjatë intervistës nuk hezitoi të tregojë edhe për jetën e tij personale. Ai theksoi se tërë kohën e lirë mundohet t’ia kushtojë familjes dhe se dëshiron të jetë një baba e bashkëshort shembull./21Media

Back to top button