Fejohet ylli i “Twilight”

Aktori i njohur, Taylor Lautner është fejuar me të dashurën e tij, Taylor Dome.
Kjo u bë e ditur përmes Instagramit, ku aktori thuri vargjet më të bukura për të fejuarën e tij.
“Mezi pres të kaloj jetën përgjithmonë me ty @taydome ti më do pa kushte. Më qetëson kur jam në ankth. Më bën të qesh shumë. Çdo ditë e kaluar me ty është kaq e veçantë. Dhe më e rëndësishmja, ti më bën një person më të mirë. Nuk mund të të falënderoj sa duhet për atë që ke sjellë në jetën time. Të dua pergjithmonë”, ka shkruar Lautner.

Gjithashtu, i njëjti ndau fotografi nga momenti më i lumtur për dyshen.
Lautner dhe Dome, e cila punon si infermiere e licencuar, bën një dalje publike në vitin 2018, kur ai postoi një foto të çiftit me kostume të ngjashme të Halloween./21Media

Back to top button