Festivali i Artit Bashkëkohor “Shadows” mbahet në Prishtinë

Nga 22 qershori deri më 28 qershor në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë do ta mbahet festivali i Artit Bashkëkohor “Shadows”.

Drejtoresha organizative e këtij festivali, njëherit edhe pijanistja e njohur nga Kosova, Adea Badiviku ka treguar se ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë & Sportit.

”Festivali ynë ka për qëllim të sjell inovacion kulturoro-artistik në skenën Kosovare dhe eksperiencë gjithëpërfshirëse të rrethuar nga ekspozita e pikturave në vaj, instalacioni i artit audio-vizual dhe seri të koncerteve instrumentale. Gjatë një jave ju do të keni rastin të vizitoni galerinë, të shijoni koncertet tona muzikore me laramani repertuari kontemporan dhe të ndiqni ligjeratat nga artistët ndërkombëtarë”, ka njoftuar Badiviku.

Më poshtë e gjeni programin e këtij festivali që do jetë i hapur për ju për një javë resht./21Media

Back to top button