“FSK-ja stërvit me ushtrinë amerikane, ajo e Serbisë me atë Ruse”

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot u deklarua rreth stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja u shpreh se derisa Kosova dhe shtetet e tjera po e bëjnë këtë, Serbia po organizon stërvitje me Rusinë.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Ushtrinë e SHBA (# Defender21 ), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë Ruse.”, shkroi Osmani në twitter.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë është pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë duke u zhvilluar nga data 17 maj e do të zgjasin deri më 29 maj dhe arena e trajnimeve do të jetë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë. Kosova është një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane. Në “Defender-Europe 21”, marrin pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë./21Media

Back to top button