Ftesa nga EULEX-i, Mergim Lushtaku reagon për babain e tij

Mbrëmë Sami Lushtaku, është dërguar te zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Pas daljes nga EULEX, avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, gjë të cilën e ka quajtur si të kundërligjshme.

Pas kësaj ngjarje me Sami Lushtakun e që duket se është e ndërlidhur me Gjykatën Speciale, ka reaguar sot djali i Lushtakut dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku.

“Krenarë që të kemi”, ka shkruar ai në “Facebook”./21Media

Back to top button