Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq

Një grua është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /21Media

Back to top button