Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

(Lajm i përditësuar)
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., i cili dyshohet për vrajën e 19-vjeqarit në Vushtrri.
Ai thuhet se dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin thuhet se do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
I dyshuari e pranon se ka vr*arë 19-vjeçarin në Vushtrri
I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri ka pranuar se ka kryer veprën.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Preteni theksoi se i dyshuari B.D gjatë intervistimit ka pranuar veprën por që është ende herët për motin që ka çuar në vrasjen e të riut.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet, tha Preteni.
Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”.
I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.
“Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”. /21Media