Gjykata merr vendim për të dyshuarin e katërt për vrasjet në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit të katërt, i arrestuar nën dyshimet lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për informim në Gjykatën e Pejës, Tringa Zhuti.
Për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona.
Në sulmin ndaj autobusit me nxënës më 26 nëntor të vitit të kaluar, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës./21Media

Back to top button