Granatime të vazhdueshme në Luhansk!

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës në Luhansk, Serhiy Haidai ka thënë se qytetet atje janë nën bombardime të vazhdueshme.

Haidai ka shtuar se dy persona ishin vrarë në Popasna, një qytet me rreth 20,000 banorë.

Gjithashtu edhe ndërtesat e banimit janë sulmuar dhe kanë pasur luftime në rrugë.

Ai shkroi në Telegram se rusët po goditnin linjat e energjisë elektrike dhe nënstacionet. Disa qytete ishin pa ujë pasi që furnizuesi ishte goditur nga një predhë ruse./21Media 

Back to top button