Gruaja e El Chapo-s mund ta shkatërrojë kartelin famëkeq Sinaloa

 

 

Emma Coronel, gruaja e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, do të mund të shkatërronte kartelin famëkeq Sinaloa, nëse arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, shkruan The Sun.

Ish-zyrtari amerikan pranë Departamentit për Luftimin e Narkotikëve (DEA), Michael Vigill, ka thënë për mediat angleze që Emma do të mund të ofronte të dhëna të rëndësishme që do të çonin drejt shkatërrimit të tërë kartelit.

E duke marrë parasysh që ajo kërcënohet të dënohet me shumë vite burgim – që do ta largonin nga binjaket e saj, ajo duket se ka një motiv që të flet dhe të bashkëpunojë me organet e rëndit.

Që kur në shkurt u arrestua 31-vjeçarja, shumicën e ditës e kalon e mbyllur në qelinë e saj në burgun Alexandria në shtetin amerikan Virginia.

Gruaja e El Chapos tërë ditën lexon, ka bërë të ditur avokati i saj Mariel Colone. E sipas tij, Emma është e mbyllur në qeli nga 22 orë në ditë. Gardianët e nxjerrin nga qelia vetëm herët në mëngjes dhe e dërgojnë “në një dhomë të vogël” të burgut, ku mezi i kalon dy orë.

 

Back to top button