Tre persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin “Gjurgjedell” në Kaçanik. Aty të tre personat e panjohur kanë lidhur me lidhëse plastike një grua të cilën e kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar me armë për të treguar për vendin e kasafortës.

Të dyshuarit kanë arritur që ta grabisin kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj, e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.