Haxhiu: LDK do gjysmën e qeverisë! Jo faleminderit

Haxhiu flet pas mbledhjes së këshillit të LDK-së

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së tha se LDK e duan gjysmën e qeverisë por që një gjë të tillë Haxhiu i thotë jo.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa tha se përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa shtoi se se nëse nuk arrijnë marrëveshje me VV-në për formimin e Qeverisë, nuk do të pranojnë asnjë mandat nga Presidenti dhe nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje me partitë e tjera./21Media

Back to top button