Haxhiu: Një 14 vjeçare në dhjetor u tentua të dhunohej, i dyshuari është i lirë!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se sot, prindi i një vajze 14 vjeçare ka shkuar në Ministrinë që ajo e udhëheq dhe ka informuar që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare.
Haxhiu ka theksuar se personi i dyshuar është i lirë!
“Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! *Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button