Jasharaj tha se greva do të vazhdojë, ftoi Kurtin të gjejnë zgjidhje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jasharaj sonte ka deklaruar se greva do të vazhdojë, sepse nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Ai ka thënë se sa i përket të hyrave që ka SBASHK-u, të cilat i ka përmendur Hekuran Murati, kanë dorëzuar padi penale në Gjykatë me të cilën do të ballafaqohet ai.
Jashari ka ftuar kryeministrin Kurti që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.
“Nëse Kurti dëshiron, unë mund të mos shkoj në takim, ka edhe të tjerë që mund t’i përfaqësojnë interesat tona”, ka thënë ai.
Greva e nisur në fund të muajit gusht e punëtorëve të sektorit publik ka hyrë në javën e dytë. Pjesa më e madhe e shkollave në gjithë Kosovën nuk janë hapur, kurse një numër i vogël i shkollave në kryeqytet kanë nisur procesin mësimor. Mësimi është zhvilluar edhe në disa shkolla në Podujevë, ku ka qëndruar edhe kryeministri Kurti. Njohës të arsimit në Kosovë kanë bërë thirrje për hapje të dialogut social me Sindikatën e Arsimit për të gjetur zgjidhje.

Back to top button