Hoxha takon homologun estonez

Sipas ministrit Hoxhaj Estonia do ta përkrahë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser sot ka ardhur për herë të parë në Kosovë ku është takuar me homologun e tij Enver Hoxhaj.

Për vizitën zyrtare të Sven Mikser, Hoxhaj tha se është bërë një shkëmbim shumë konstruktiv në mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Estonisë për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Estonia është vend mik dhe mbështetës i Kosovës, dhe ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë për çka i jemi shumë mirënjohës”, tha Hoxhaj përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button