Ibrahimi: Targat në tavolinë i solli Kurti, ai le t’i heq

(Lajm i përditësuar)
Njohësi i rrethanave politike , Ilir Ibrahimi tha se nuk do të ketë marrëveshje pa përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosovë- Serbi.
Ai në emsionin “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se kërkesa e SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa për 48 orë është një tregues se SHBA do të kyçet më tepër në procesin e dialogut.
“Nëse SHBA kyçet është lajm i mirë, sepse zakonisht punët janë kryer me udhëheqjen e SHBA-ve…nuk besoj se do të ketë marrëveshje pa një përfshirje të fuqishme të SHBA-së në dialog, BE-ja nuk i ka as aftësitë politike as nuk e ka konsensuin politik për të arritur hapa të mëdhenj politik në rajon të komplikuar të Ballkanit pa një përfshirje të fuqishme të SHBA-së.”, vlerësoi Ibrahimi.
18:05- Ibrahimi: Plani franko-gjerman nuk është plan i mirë, më mirë të bëhet shkëmbimi i territoreve
Planin franko- gjerman nuk po e sheh si zgjidhjen më të mirë për Kosovën analisiti politik, Ilir Ibrahimi.
Ai në emsionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21 tha se çdo marrëveshje e cila nuk e ka njohjen reciproke brenda nuk i zgjedh problemet.
“Nganjëherë po e relaitvizojmë rëndësine e njohjes, mirëpo në marrëdhëniet ndërkombëtare, në pozicionin që është Kosova dhe në mënyrën se si është bërë shtet Kosova njohja është kyçe, nuk duhet të lënë asnjë pikëpyetje në të ardhmen që të kontestohet shtetësia e Kosovës, e në marrëdhëniet ndërkombëtare vetëm njohja e hjek këtë kontest”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se ky plan është pozitiv në pozitën ku Kosova është tani, por sipas tij nuk është zgjidhja ideale që i duhet Kosovës.
“Unë fuqishëm e kam përkrahur dhe vazhdoj ta përkrah, shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjitha më e mirë ndërmjet dy vendeve se po shihet se ne nuk mund të merremi vesh për asgjë.” , tha ai.

17: 55- Ibrahimi thotë se Qeveria Kurti nuk po shihet se është e gatshme për marrëveshje finale me Serbinë
Sipas njohësit të  e rrethanave politike, Ilir Ibrahimi Qeveria Kurti nuk po shihet se është e gatshme për marrëveshje finale me Serbinë.
“Dil deklarohu nuk jam i interesuar për marrëveshje nuk dua ta bëj dhe të thuhet publikisht, mirëpo mos të përdoren pretekste taksat, letërnjoftimet ….Nuk po tregohet ( e gatshme) me veprime, me fjalë po mirëpo em veprimet të cilat po i merr nuk po shihet që është e gatshme.”, tha ai.

17: 47- “Targat në tavolinë i ka sjellë Kurti, ai duhet t’i heq”
Njohësi i rrethanave politike, Ilir Ibrahimi tha se çështjen e tragave në tavolinë e ka sjellë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe sipas tij vet ai duhet ta heq.
“Atëherë pse nuk e plotësoi kërkesën e SHBA-ve që të mos merret me targa, por me dialog. Targat në tavolinë i ka pru zoti Kurti dhe ai duhet t’i heq nëse do të merret me dialogun, e ka kërkesën e qartë nga SHBA, pra të mos luajë me lojë fjalësh se pse te një pjesë e vogël e popullatës kjo shitet mirëpo është nëj fyerje e intelegjencës për disa  njerëz rreth deklarimeve të tilla”, u shpreh Ibrahimi në “ 21 drejtpërdrejt”.

17: 35 – Ibrahimi optimist se sonte do të arrihet një marrëveshje në Bruksel
Njohësi i rrethanave politike, Ilir Ibrahimi u shpreh optimist se sonte do të arrihet një marrëveshje në Bruksel, ku po zjvillohet takim mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq në Bruksel,
“Jam optimisit sepse tani i kemi të kyçura drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ata e bënë këkresën për shtyrje prej 48 orësh dhe ata nuk do ta bëjnë një kërkesë të tillë nëse nuk do të kishin marrë një përkushtim edhe nga Qeveria e Kosovës se do të ishte e gatshme të bënte kompromiset e duhura, prandaj unë pres se do të ketë një zgjidhje, por megjithatë edhe kjo është fatkeqe sepse po merremi me një çështje shumë të vogël teknike”, tha Ibrahimi.

17: 27- Ilir Ibrahimi: BE-ja nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për të
Njohësi i rrethanave politike, Ilir Ibrahimi duke diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, tha në emsionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21 se Kosova po sillet si qendra e botës. Sipas tij Kosova ka nevojë për Bashkimin Evropian e jo anasjelltas.
“Ne mundemi me e humb kredibilitetin apo kënaqësinë tonë me BE-në por nuk është që BE-ja ka shumë nevojë për neve, ne kemi nevojë për BE-në. Kështu që ne duhet të mendohemi pak më mirë se çfarë partnerë po tregohemi dhe sap o bashkëpunojmë sepse ne jemi duke u sjellur sikur je mi qendra e botës dhe gjithë bota sillet rreth Kosovës. Jo jemi shtet i vogël i themeluar nga dëshira dhe vullneti i miqve ndërkombëtar”, tha ai duke shtuar se Kosova duhet të jetë pak më e kujdesshme./21Media

Back to top button