Ish ministri grek kundër Macronit

Pasi e përkrahu, tani kundër tij

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, një referencë e së majtës radikale në Evropë, i cili mbështeti kandidatin Emmanuel Macron, u shpreh sot se presidenti i ri francez do të dështonte në Berlin.

Në një artikull të publikuar nga e përditshmja greke ”Gazeta e redaktorëve” me titullin ”Ja përse, Emmanuel, ne do të jemi kundër jush”, Varoufakis bazohet në një akuzë me pajtueshmërinë kundër “‘zgjidhjes neoliberale” të propozuar sipas tij nga Macron.

”Kjo politikë e mosrespektimit të rregullit dhe masave shtrënguese do të rishpërndajë thjeshtë skamje mes punonjësve francezë”, vlerësoi Varoufakis, duke theksuar se fatmirësisht presidenti i ri doli fitues përballë kandidates së neofashizmit.

Ekonomisti grek kishte bërë thirrje për të votuar për kandidatin Macron para raundit të dytë të zgjedhjeve franceze për të kundërshtuar Frontin Kombëtar të Marine Le Pen.

Back to top button