Joe Biden bën betimin si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

 

Joe Biden sapo ka bërë betimin e tij në Capitol Hill.

Ai u betua me asistim të kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts. Biden bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot”, tha Biden.

 

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar./21Media

 

 

Back to top button