Keane: Protestat e tifozëve janë vetëm fillimi

 

Roy Keane beson që tifozët e Manchester United janë më shumë se të nevrikosur dhe ka parashikuar protesta tjera, pas pezullimit të ndeshjes kundër Liverpoolit për shkaqe sigurie, ku fansat kishin hyrë në stadiumin “Old Trafford”, e më pas edhe jashtë në ambientet e tij.

Me fillim nga ora 17:30 “Djajtë e Kuq” do të zhvillonin sot ndeshje si vendas kundër rivalëve të përbetuar dhe kampionit aktual të Premier Ligës Liverpoolit, por fillimi i ndeshjes u pezullua për shkak të protestave kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer.

Ish-kapiteni dhe legjenda e Manchester United, Roy Keane në një intervistë për “Sky Sports” tha që këto protesta do të jenë vetëm fillimi, pasi që fansat janë më shumë se të nevrikosur ndaj pronarëve.

“Fansat e United janë më shumë se të nevrikosur, dhe janë duke i bërë këto gjëra pasi që e duan klubin. Nuk është vetëm si pasojë e asaj që ndodhi para dy javësh me Super Ligë, gjërat janë mbledhur për shumë vite. Ata e dinë që me kaq duhet të mjaftojë. Është një lajm i madh dhe ndeshja duhej të pezullohej”, tha Keane.

“Ka qenë një tension i cili u bë gjatë këtyre viteve, ndoshta për çmimin e biletave të ndeshjeve, ndoshta nga mungesa e komunikimit ose nga gjërat brenda klubit. Liderët nuk kanë qenë të mirë me klubin. Kur i shikon pronarët, ata e ndjenjë se ka të bëjë vetëm me paranë. Fansat e United i kanë monitoruar familjen Glazers dhe tani e dinë se ky do të jetë fundi”, shtoi ish-kapiteni i United.

Back to top button