Kërkohet paraburgim për burrin që theri me thikë vajzën e tij në Deçan

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Deçan. Një burrë nga fshati “Prapaqan” i Deçanit është arrestuar pasi dyshohet se e ka therur me thikë vajzën e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi për rtv21.tv ka konfirmuar se  Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një “mosmarrëveshje”.
“Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media

Back to top button