Këshilltari i Zelenskyt ofron dorëheqjen pas deklaratave për ngjarjen në Dnipro

Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka ofruar dorëheqjen e tij pasi deklaroi e një raketë ruse që goditi një ndërtesë në Dnipro, duke vrarë 44 persona, ra në atë vend pasi ishte qëlluar nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Deklarata e tij shkaktoi zemërim në vend dhe u përdor nga zyrtarët rusë për të fajësuar Ukrainën. Arestovych kërkoi falje dhe tha se kishte bërë një gabim.
Presidenti Zelensky nuk ka komentuar ende vendimin e këshilltarit të tij për të dhënë dorëheqjen.
Disa orë pasi sulmi raketor i së shtunës goditi një ndërtesë apartamentesh në Dnipro, Arestovych fillimisht tha se dukej se raketa ruse kishte rënë mbi ndërtesën pasi u rrëzua nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Autoritet thanë se ndërtesa u godit nga një raketë ruse Kh-22, të cilën ajo nuk ka aftësinë ta rrëzojë dhe deklarata e këshilltarit u vlerësua e pasaktë.
Ukrainasit reaguan me zemërim ndaj komenteve të Arestovych, me disa që e akuzuan atë për forcimin e pozitës së propaganduesve rusë. Disa deputetë ukrainas nënshkruan një peticion që kërkon që Arestovych të shkarkohet si zyrtar i qeverisë.
Arestovych më vonë postoi një letër duke kërkuar falje dhe duke ofruar dorëheqjen e tij.
“U kërkoj ndjesë të sinqertë viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipros dhe të gjithë atyre që u lënduan thellësisht nga versioni im i gabuar dhe i parakohshëm për ngjarjen”, shkroi ai në një postim më të gjatë në Telegram.
Komentet e tij ishin përdorur nga zyrtarët rusë për të fajësuar Kievin për sulmin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sulmet ruse “nuk godasin ndërtesat e banimit” dhe shtoi se ishin shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase, një përfundim që ai tha se ishte arritur edhe nga “disa përfaqësues të palës ukrainase”.
Këshilltari Arestovych është një figurë e njohur për shkak të diskutimeve të tij në YouTube, video e të cilit ndiqen nga miliona shikues.

Back to top button