Vdiq gruaja më e vjetër në botë

Gruaja më e vjetër në botë, Motra André, ka vdekur në moshën 118-vjeçare. Ajo vdiq në gjumë në një shtëpi të të moshuarve në Toulon në Francën jugore.
“Andre vdiq në orën 2:00 të mëngjesit. Ka trishtim të madh, por ajo e donte, ishte dëshira e saj të arrinte vëllain e saj të dashur. Është një çlirim për të”, tha David Tavella, menaxher i komunikimit në Sainte-Catherine-Labouré , institucioni ku banonte gruaja.
E lindur më 11 shkurt 1904, Motra André (emri i vërtetë Lucile Radon) u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness më 25 prill të vitit të kaluar. Ajo ishte bërë “Doyenne e Njerëzimit” pas vdekjes së Kane Tanaka, një gruaje japoneze 119-vjeçare. Në realitet, asnjë organ zyrtar nuk ia atribuon titullin, por sipas ekspertëve, murgesha ishte personi më i vjetër i gjallë./21Media

Back to top button