Koci në emër të familjes Rexhepi: Jemi të bindur se Liridoni është i pafajshëm

Avokati i Arianit Koci ka njoftuar se është autorizuar nga familja Rexhepi ppër rastin e Liridon Rexhepit i cili është arrestuar në Turqi nën dyshimin për bashkëpunim me agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad.
Koci ka ndarë për publikiun mesazhin e familjes Rexhepi, ku thuhet se ata janë të bindur se familajri i tyre është i pafajshëm.
“Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;
Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.
Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.
Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.
Me respekt, familja Rexhepi”, thuhet në mesazhin e familjes.
Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili akuzohet se ka transferuar para tek operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi, raportoi agjencia shtetërore Autoritetet e Kosovës thanë se janë informuar zyrtarisht nga Turqia për këtë rast.
I arrestuari në Stamboll është identifikuar si Liridon Rexhepi nga Kosova. Ai kishte hyrë në Turqi më 25 gusht, u ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua./21Media