Canaj: A ka pasur nevojë Amerika për shitjen e gazit në Kosovë a, ishte shenjë me tregu se këtu jemi

(Lajm i përditësuar)
Canaj: A ka pasur nevojë Amerika për shitjen e gazit në Kosovë a, ishte shenjë me tregu se këtu jemi
Analsiti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova duhet të përfitojë nga rrethanat.
Ai përmendi projektin e gazit amerikan në Kosovë, duke i drejtuar pyetje analsitetit tjetër Durim /Jasharajt.
“A ishim ne që nuk e lejuam gazin amerikan në Kosovë , a mendon se Amerika ka pasur nevojë për shitjen e gazit në Kosovë a? , përpos njëfarë shenje se jemi ne. Me siguri tash kur bëhen ato batëritë për të cilat po flitet do ta marrim bateri me litium të Serbisë, dhe pyetja është çka bërën atëherë cili ka qenë plani strategjik..por jo vetëm anjo por ne me amerikanët nuk jemi sjellur si partnerë”, tha ai.
Canaj: Kosova ka pasur sovranitet në veri edhe pa qenë në pushtet Vetëvendosje
Analisti Blerim Canaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se në veri ka pasur sovranitet edhe para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.
Kur u pyet se a është Qeveria në koordinim me bashkëshinë ndërkombëtare Canaj u përgjigj.
“Në koordinim me kend me Radojqiqin, Mimozën… Mendoj se Kosova ka pasur sovranitet atje, për shkak se i kemi pasur institucionet tona , a i kemi pasur doganat tona atje? Po, a ka qenë ajo polici e Kosovës atje? Po. Përtej asaj Kosova e ka pasur sovranitetin”, tha ai.
Duke shtuar se hapat që janë ndërmarrë janë ndërmarr me partnerët.
“E ka pas nisur p.sh një tren për me fut në Kosovë mirëpo ai tren është ndalë në Kryshefc gjithmonë në koordinim me partnerët”, shtoi ai./21Media