Kori Siparantum bëhet pjesë e sallës më të njohur koncertale në botë “Berlin Philharmonie”

 
Kori Siparantum po vazhdon ta shënojë historinë e radhës për muzikën korale kosovare. Kori Siparantum do të jetë pjesë e sallës më të njohur koncertale në botë, “Berlin Philharmonie” në kuadër të “Choral Celebrations” në mars të 2022.
Në njoftimin që u bë në Facebook nga Kori Siparantum, thuhet se kjo është hera e parë që një grup koral nga Republika e Kosovës ftohet që të marr pjesë në një ngjarje të tillë të rëndësishme kulturore.
“Ky lajm vjen pas suksesit të Korit Siparantum në olimpiadën e muzikës korale ‘World Choir Games'”, thuhet tutje në shkrimin e tyre në Facebook./21Media
Linku zyrtar i agjendës koncertale në “Berlin Philharmonie”: https://www.berliner-philharmoniker.de/en/concerts/calendar/details/54269/?fbclid=IwAR2jFOBsEbZNZInB-Z4ALBt6kQNMpP4mUhJJoOfBjGHfWUH91UO6OWeLEY0
https://www.berliner-philharmoniker.de/en/concerts/calendar/?fbclid=IwAR2bb9xUCA5VMf-0Rh8SWVr1GX-Mz4zWjbxzqBgqLFiTvlHbMxbweepSjvE

Back to top button