Kosova dhe Maqedonia marrëveshje për njohjen reciproke të patent shoferëve

Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Ceremonia do të mbahet të hënën me 28 janar, në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme në orën 11:00./21Media

Back to top button