“Kosova e gatshme për bisedime, Borrell e Lajçak kanë marrë refuzim nga Serbia”
Kryeministri Albin Kurti sot tha se qeveria është e gatshme dhe e hapur për bisedime.
Në konferencë për media, Kurti tha se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë kërkuar prej tyre gatishmëri për tu takuar në Bruksel, për të zhvilluar bisedime që të deskalohet gjendja.
“Ne jemi të gatshëm për takime. Unë si kryeministër me zëvendësin tim, Bislimin kemi shprehur gatishmërinë për këtë gjë. Qeveria jonë është e hapur për bisedime, pasi Borell e Lajcak kanë marrë kordinimin tonë, por kanë marrë refuzumin nga ana e Serbisë.”, tha Kurti./21Media