Kosova përfaqësohet me katër garuese në Botërorin e xhudos, por pa kampionen olimpike

Ekipi i Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në garën më të rëndësishme, që prej përfundimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Është Kampionati Botëror, që prej 6 deri më 13 tetor 2022 do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova përfaqësohet me katër garuese.

Ekipit i prinë kampionia olimpike Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52 kg, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).

Mungojnë kampionia olimpike, Nora Gjakova e kampioni i Evropës, Akil Gjakova, shkaku i lëndimeve./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button