Krasniqi në Këshillin Atlantik flet për synimet integruese të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në Washington DC e ka përfunduar me një takim në selinë e Këshillit Atlantik.
Krasniqi është pritur nga Drejtori i Qendrës Evropiane, Jörn Fleck dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik.

“Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale. Në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë”, është shprehur lideri i PDK-së.

Kransniqi shprehu qëndrimin dhe synimin e paalternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, NATO dhe OKB./21Media

Back to top button